KUSH JEMI

Glob3X Group është një grup kompanish që operon në ndërtim, real estate, industri ushqimore, siguri dhe shërbime të specializuara.
Me mbi një dekadë përvojë, ne kemi krijuar një kulturë pune të bazuar në profesionalizëm, integritet dhe vizion të qartë zhvillimi.

Ne besojmë se njerëzit janë asetet tona më të rëndësishme.
Për këtë arsye, investojmë në talentet, trajnimin dhe mirëqenien e tyre, duke krijuar një ambient ku çdo individ ka mundësi të rritet dhe të kontribuojë në projektet tona të mëdha.

ÇFARË OFROJMË

Në Glob3X Group, ofrojmë një mjedis pune stabil dhe profesional, me standarde të larta dhe mundësi të vërteta zhvillimi.

Ne ofrojmë:

  • Projekte moderne dhe ambicioze në Shqipëri dhe rajon

  • Mundësi rritjeje brenda kompanive të grupit

  • Trajnime dhe mbështetje për zhvillimin profesional

  • Pagesë konkurruese dhe stabilitet afatgjatë

  • Kulturë pune të bazuar në respekt, përgjegjësi dhe bashkëpunim

  • Mundësi për të punuar me teknologji, materiale dhe metoda ndërtimi moderne

MUNDËSITË E KARRIERËS

Glob3X Group ofron pozicione në disa fusha:

• Ndërtim & Inxhinieri

Inxhinierë ndërtimi, arkitektë, drejtues kantieri, teknikë cilësie, supervisorë, operatorë.

• Administratë & Manaxhim

Financë, juristë, HR, menaxherë projektesh, asistencë ekzekutive.

• Logjistikë & Operacione

Furnitorë, magazinierë, logjistikë, transport.

• Industri ushqimore (Acqua Prima)

Operatorë prodhimi, cilësi, teknologë ushqimore, magazinierë.

Nëse nuk shikon një pozicion të hapur, na dërgo CV-në — ne gjithmonë kërkojmë talente të reja.

E ardhmja jonë ndërtohet me njerëzit tanë.
Nëse ndan të njëjtat vlera, atëherë vendi yt është te Glob3X Group.

APLIKO TANI
DËRGO CV

VLERAT TONA

  • Integritet

  • Cilësi

  • Respekt

  • Përgjegjësi

  • Bashkëpunim

  • Vizioni afatgjatë

PROFILI I KANDIDATIT

Ne kërkojmë njerëz që:

  • Kanë integritet dhe seriozitet në punë

  • Punojnë me standarde të larta

  • Janë korrektë, të organizuar dhe komunikues

  • Kanë iniciativë dhe marrin përgjegjësi

  • Kanë aftësi teknike dhe dëshirë për t’u zhvilluar

  • Janë të gatshëm të punojnë në projekte me ritme dinamike dhe sfiduese

Pavarësisht eksperiencës, ne vlerësojmë:

Qëndrueshmëri • Energji pozitive • Etikë pune • Ambicie profesioniste

PSE TË PUNOSH TE

GLOB 3X Group

  • Jemi në rritje të qëndrueshme çdo vit

  • Projekte të mëdha me standarde europiane

  • Mundësi për pozicione drejtuese me kalimin e kohës

  • Investojmë në çdo punonjës

  • Ambient pune i strukturuar dhe shumë profesional

  • Transparencë, stabilitet, korrektësi